Telegrafi

Zyrtare: Talenti gjakovar kalon te PSV (Foto)

Talenti gjakovar ka kaluar në radhët e gjigantit holandez, PSV.

Andi Koshi ka konfirmuar përmes një mesazhi dhe fotografie kalimin te skuadra e PSV-së.

I lindur e rritur në Belgjikë, Koshi deri sot ishte pjesë e akademisë së Anderlechtit, ndërsa sot u zyrtarizua kalimi te holandezët.

Koshi është 16-vjeçar dhe luan si mesfushor, derisa duhet përmendur fakti që nga akademia e PSV-së kanë kaluar lojtarë si Philip Cocu, Ruud Van Nistelrooy, Marc van Bommel. /Telegrafi/