Site icon Telegrafi

Zyrtare: Superkupa e Italisë zhvillohet me 16 janar në Arabinë Saudite

Është konfirmuar zyrtarisht se Juventusi dhe Milan do të luajnë për Superkupën e Italisë në Arabinë Saudite më 16 janar.

Më parë ishte konfirmuar se ndeshja mund të zhvillohet mes 12 dhe 16 janarit.

Tani është zyrtare dhe do të luhet në Jeddah më 16 janar.

Juventus (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Superkupa është luajtur më parë në Tripoli, Nju Jork, Pekin, Doha dhe Shangai.

Ka pasur protesta nga grupe të ndryshme si ‘Amnesty International’ për ndeshjen që të mos zhvillohet në Arabinë Saudite.

Milan (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Kjo për shkak se të dhënave për të drejtat e njeriut në këtë vend vendit janë në rënie.

Madje shumë bujë ka bërë edhe vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi. /Telegrafi/

Exit mobile version