Superliga e Portugalisë edhe zyrtarisht do të rikthehet më 4 qershor.
Liga portugeze ishte e suspenduar që nga 12 marsi shkaku i shpërthimit të coronaviursit.
Kryeministri Antonio Costa kishte konfirmuar se liga mund të rikthehet nga 30 maji dhe ndeshjet të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura.
Por, Federata e Futbollit të Portugalisë ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen nga data 4 qershor dhe të përfundohen ndeshjet e mbetura.
Porto kryeson në Portugali me 60 pikë, një më shumë se Benfica, ku kanë mbetur edhe dhjetë xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/