Pronarët e Interit, Suning Group kanë shpërndarë zyrtarisht ekipet e Jiangsu ‘në të gjitha nivelet’ për shkak të ‘elementeve të ndryshme të pakontrollueshëm’.
Jiangsu fitoi Superligën e tyre të parë kineze vetëm 108 ditë më parë, por Jiangsu nuk arriti të përmbushte afatin e regjistrimit për sezonin 2021 dhe, për këtë arsye, kishte shpërndarë ekipet.
“Për shkak të mbivendosjes së elementeve të ndryshëm të pakontrollueshëm, ne duhet të njoftojmë me shumë keqardhje se Jiangsu do të pushojë funksionimin e ekipeve në të gjitha nivelet ndërsa vazhdon të kërkojë, në një fushë më të gjerë, palë të interesuara për zhvillimin e ardhshëm të klubit”, njoftoi Suning.
Pronari i Suning, Zhang Jindong, pretendoi javën e kaluar se kompania do të shkurtojë biznesin dhe tashmë kanë ardhur veprimet e para.
Më parë këtë javë, Suning konfirmoi mbështetjen e Interit “me ose pa ndihmë shtesë të jashtme” por shtoi se është gjithashtu e arsyeshme dhe e kujdesshme të shikosh për investitor nga jashtë. /Telegrafi/