Site icon Telegrafi

Zyrtare: Suarez lojtar i Atletico Madridit

Atlético Madrid ka arritur marrëveshje me Luis Suárezin, ku sulmuesi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Suarez që u nda me Barcelonën pas gjashtë vitesh do të jetë lojtari kryesor në sulmin e Diego Simeones.

Shuma që Atletico do të paguajë për të është 6 milionë euro.

 

Luis Suarez ka bërë karrierë tek klube si Club Nacional de Football, Groningen, Ajax dhe Liverpool FC.

Ai me klubin nga Merseyside arriti kulmin, ku shënoi 82 herë në 133 ndeshje.

Suárez u transferua në FC Barcelona në sezonin 2014/15, ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

Uruguaiani është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit katalanas me 198 gola në 283 ndeshje.

Sulmuesi ka luajtur 113 ndeshje për Uruguain, duke shënuar 59 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version