Suad Sahiti ka ndërruar skuadër dhe kampionat, pasi tani e tutje do të aktivizohet në elitën e futbollit boshnjak.
Ylli nga Kosova është larguar nga skuadra polake Wisla Plock pas një viti qëndrim aty.
Sahiti ka nënshkruar me skuadrën e famshme nga Bosnja dhe Hercegovina, Zrinjski Mostar.
Gjashtë herë kampioni boshnjak e ka zyrtarizuar Sahitin i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me këtë klub.
25-vjeçari ka bërë karrierë edhe në Rabotnicki, Skënderbeu, Larisa dhe Septemvri në Bullgari.
Kujtojmë që sulmuesi anësor më parë ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/