Telegrafi

Zyrtare: Sturridge te WBA

Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge, është bashkuar me WBA si huazim deri në fund të kampionatit 2017/18.

Sulmuesi 28 vjeçar do të jetë në shërbimet e trajnerit për 14 ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Ai po ashtu është i gatshëm edhe për FA Kupë pasi nuk është paraqitur fare në këtë edicion për Liverpoolin.

Lojtari që ka shënuar 74 gola në Ligën Premier deri më tani.

Ai është marrë vetë si huazim nga WBA.

Lexo po ashtu Sturridge befason të gjithë, vendos të transferohet te WBA

Klubi nuk ka bërë të ditur nëse ka të drejtën e blerjes për lojtarin në fund të sezonit.

Për Sturridgen kanë qenë shumë të interesuara edhe Interi dhe Sevilla, por lojtari ka preferuar të qëndrojë në Angli.

Ai do të kërkojë një vend në Kombëtaren angleze për Kampionatin Botëror që zhvillohet në Rus. /Telegrafi/