Klubi portugez, Sporting CP ka njoftuar se Stefano Sturaro do t’i bashkohet atyre në huazim, por do të qëndrojë në Juventus për disa muaj për shkak të lëndimit.
Marrëveshja ishte pritur të arrihet më herët sot (e shtunë), por u shty pasi një çështje që u zbulua gjatë testeve të tij mjekësore.
Ky lëndim nuk konsiderohet mjaft serioz për të ndërprerë transferimin, por Sturaro do të qëndrojë në Torino dy muaj gjatë procesit të rehabilitimit.
Kjo u konfirmua nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të skuadrës portugeze.
Juventusi do të paguajë edhe pagën e Sturaros gjatë periudhës së rikuperimit.
Tanto pediram, aqui está ele… Bem-vindo, @sturaro_stefano! 😄
Sabe tudo aqui 👇https://t.co/A5iqwTzogi pic.twitter.com/1o4UG0VKQT
— Sporting CP 🏆 (@SportingCP) August 11, 2018
Ai do të shkojë në Lisbonë vetëm pasi ai të jetë plotësisht i përshtatshëm.
Shifra e huazimit nuk është përmendur fare, por ka mundësi të jetë dy milionë euro, me mundësi blerje në fund të sezonit. /Telegrafi/