Telegrafi

Zyrtare: Sturaro nga Juventusi te Genoa

TURIN, ITALY - APRIL 08: Stefano Sturaro of Juventus FC looks on prior to the Serie A match between Juventus FC and AC ChievoVerona at Juventus Stadium on April 8, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Juventusi e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Genoa për huazimin në vlerë 1.5 milion euro për Stefano Sturaron. 

Genoa janë të detyruar ta blejnë mesfushorin për 8.5 milionë euro.

Tarifa e transferimit mund të rritet me bonuse deri në 8 milionë euro tjera.

Stefano Sturaro (Foto: Getty Images)

25-vjeçari ka qenë pjesë e klubit të Genoas që në fëmijëri.

Pasi zhvilloi 31 ndeshje me ekipin e parë, ai shkoi te Juventusi në janar të vitit 2015.

Sturaro ka zhvilluar 90 ndeshje me Zonjën e Vjetër.

Ai ka fituar katër Scudetto dhe ka arritur dy finale të Ligës së Kampionëve, por pa qenë kurrë si lojtar titullar.

Sturaro ka qenë pjesë edhe e kombëtares italiane, ndërsa në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Sportingu, por nuk luajti asnjë ndeshje shkaku i dëmtimit. /Telegrafi/