Telegrafi

Zyrtare: Sterling lojtar i Chelseat

Raheem Sterling është lojtari më i ri i Chelseat, pasi kompletoi transferimin e tij nga Manchester City

Lajmin e ka bërë të ditur Chelsea në ueb faqen zyrtare të klubit.

Futbollisti iu është bashkuar “Bluve” me një kontratë për pesë vitet e ardhshme.

Orë më parë, anglezi i falënderoi tifozët e Manchester Cityt për përkrahjen që i dhanë gjatë kohës sa luante për “Qytetarët”. Sterling më parë ka luajtur për klubin e Liverpoolit në Ligën Premier.

Lojtari është bashkuar me ekipin në SHBA ku po e zhvillojnë një turne para sezonal.

Reprezentuesi i Anglisë ka luajtur për Cityn nga viti 2015. Ka shënuar 131 gola në 339 ndeshje, ndërsa ka fituar katër tituj të Ligës Premier . Sterling i ka 77 ndeshje për Anglinë.

/Telegrafi/