Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me kuqezinjtë e cila e mban në klub deri në verën e vitit 2023.
Liderët e Serie A kanë konfirmuar zyrtarisht sot (e premte) zgjatjen e kontratës së Piolit me një deklaratë zyrtare.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Stefano Pioli ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin që zgjat deri më 30 qershor 2023, me një opsion për një zgjatje tjetër njëvjeçare”, thuhet në njoftim.
Official Statement: Stefano Pioli ➡ https://t.co/g0TMtS6gs9
Comunicato Ufficiale: Stefano Pioli ➡ https://t.co/3wxoNF6kVO #SempreMilan pic.twitter.com/04vW29N8vY
— AC Milan (@acmilan) November 26, 2021
Trajneri italian mbërriti në selinë e Milanit në mëngjes për të vendosur një kontratë të re zgjatje njëvjeçare me gjigantët e Serie A.
Marrëveshja e mëparshme e Piolit do të skadonte në qershor 2022.
This beautiful journey we're on together continues: well deserved Boss! 🔴⚫🔛
Il nostro splendido viaggio continua, complimenti Mister! 🔴⚫🔛#SempreMilan pic.twitter.com/knhhtmejAE
— AC Milan (@acmilan) November 26, 2021
Ai tani ka zgjatur kontratën deri në vitin 2023 me një opsion për një sezon tjetër.
Pioli thuhet se do t’i fitojë 3.5 milionë euro në sezon me kontratën e re. /Telegrafi/