Fiorentina ka njoftuar se Stefano Pioli ka dhënë dorëheqjen si trajner i klubit.
Me një deklaratë në faqen zyrtare të klubit u konfirmua se Pioli është larguar , ndërsa stërvitjen e ka udhëhequr ndihmësi i tij Giacomo Murelli.
“Gjithmonë i kam marrë përgjegjësitë e mia. Gjithmonë kam garantuar profesionalizëm, respekt dhe angazhim maksimal në punën time: e shoh veten të detyruar të largohem, duke dhënë dorëheqje, sepse cilësitë e mia profesionale dhe mbi të gjitha njerëzore janë vënë në dyshim”, ka thënë Pioli.
Edhe pse klubi e ka mbështetur ish trajnerin e Lazios dhe Interis, mësohet se ka qenë ai që është larguar.
Dorëheqja vjen pasi kanë qenë tifozët që i kanë sulmuar familjen Della Valle duke kërkuar largimin e trajnerit.
53-vjeçari u emërua trajner i Fiorentina në verën e vitit 2017.
Ai kishte fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit, por janë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku luajnë kundër Atalantas.
Ish-trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco është favoriti për të marrë skuadrën. /Telegrafi/