Telegrafi

Zyrtare: Stam bëhet trajner i skuadrës angleze

Legjenda holandeze, Jaap Stam ka filluar karrierën si një trajner, pasi më parë ka qenë vetëm në rolin e ndihmëstrajnerit.

Pasi është pensionuar nga futbolli i luajtur që disa vite, ish-mbrojtësi holandez, Jaap Stam, ka filluar zejen e trajnerit.

Skuadra e parë që ish-mbrojtësi i Milanit e Manchester Unitedit do të drejtoj është skuadra angleze, Reading.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Reading ka lajmëruar se ka arritur marrëveshje me holandezin, në një kontratë që do të zgjas dy vite.

Kjo do të jetë një sprovë për Stam, pasi Reading luan që disa sezone në Championship, teksa synojnë ngritjen në Ligën Premier. /Telegrafi/