Telegrafi

Zyrtare: Song kalon në kampionatin rus (Foto)

Alex Song shpreson që të bëjë një ndikim të madh në Rubin Kazan pas përfundimit huazimit të tij nga Barcelona.

Song është konsideruar tepricë e kërkesave nga Luis Enrique që prej emërimit të këtij të fundit në vitin 2014, me mesfushorin që kaloi dy sezonet e fundit në West Ham United, dhe tani ai do të menaxhohet nga ish-trajneri i Malagas, Javi Gracia, për sezonin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që do të vijë këtu dhe të jem pjesë e një projekti që po ndërtohet në Kazan”, tha fillimisht Song.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

“Klubi shpreson për të krijuar veten si ekipin më të madh në futbollin rus në katër vitet e ardhshme dhe unë shpresoj për të bërë një ndikim të madh ndaj kësaj”.

“Unë kam luajtur për skuadra të mëdha si Arsenal dhe Barcelona, këto klube kanë vendosur gjithnjë qëllime të larta, kështu që unë kuptoj objektivat këtu”.

“Më pëlqen atmosfera në skuadër dhe shpresojmë se ne mund të arrijmë diçka pozitive së bashku”, përfundoi mesfushori nga Kameruni. /Telegrafi/