Telegrafi

Zyrtare: Solomon i bashkohet Dukagjinit

Dukagjini ka konfirmuar se ka transferuar Theophilus Solomon nga Gjilani.

Klubi nga Klina bëri të ditur se sulmuesi që në të kaluarën ka luajtur edhe te Ballkani, Sibenik, Istra, Partizani dhe Tirana, është pjesë e tyre.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tyre (pa ndërhyrje)

Solomon nënshkruan kontratë me klubin tonë!

Futbollisti nigerian, Theophilus Solomon vjen nga skuadra e Gjilanit ndersa ne superligë është paraqitur edhe me klubin e Ballkanit.

Qendërsulmuesi Solomon ka mbi pesëdhjetë ndeshje ne futbollin Kroatë dhe të Shqipërisë me klubet e Sibenik, Istra dhe Partizani nga Tirana.

Ai tek Gjilani ne nëntëmbëdhjetë paraqitje ka realizuar gjashtë gola dhe dy asistime. /Telegrafi/