Site icon Telegrafi

Zyrtare: Skriniar vazhdon kontratën me Interin

Milan Skriniar (Foto by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Milan Skriniar ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re me Interin, duke e lidhur atë me klubin deri në vitin 2023.

Skriniar kishte qenë i lidhur me skuadrat e Manchester Cityt dhe Barcelonës, por një rinovim ka qenë duke u biseduar muajve të fundit.

“Së bashku. Sepse së bashku jemi më të fortë”, shkruan në njoftimin e klubit italian.

“Milan Skriniar dhe Inter kanë të njëjtat synime. Dhe kjo është arsyeja pse FC Internazionale Milano ka zgjatur kontratën mbrojtëse të sllovakut deri më 30 qershor 2023”.

“Skriniar arriti tek Nerazzurri në verën e vitit 2017, ai veshi fanellën tonë dhe kurrë nuk e ka hequr atë që nga ajo kohë. Sezoni i tij i parë ishte fantastik: ai luajti çdo minutë të të gjitha 38 ndeshjeve në ligë dhe shënuar katër gola”, shkruan ndër të tjerash në ueb-faqen zyrtare të klubit.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në Serie A - Nga Donnarumma te Koulibaly, Ronaldo e Icardi

Kujtojmë se mbrojtësi ka arritur në qytetin e Milanos nga skuadra e Sampdorias për një marrëveshje 28 milionë eurove.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani ka luajtur 84 herë për Interin dhe në total ka realizuar katër gola. /Telegrafi/

Exit mobile version