Telegrafi

Zyrtare: Simeone, lojtar i ri i Napolit

Napoli ka konfirmuar zyrtarisht se ka nënshkruar me sulmuesin Giovanni Simeone nga Hellas Verona.

Klubi napolitan ka vazhduar me përforcime pas disa largimeve të mëdha si Lorenzo Insigne, Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly.

I fundit që do të zbarkoj në stadiumin “Diego Armando Maradona” është pikërisht një argjentinas.

Bëhet fjalë për sulmuesin Giovanni Simeone, i cili transferohet nga Helllas Verona, pas një super-sezoni të fundit në Serie A.

“Mirësevjen Cholito”, shkruan në postimin e shkurt në faqen zyrtare të Napolit.

Simeone thuhet se i bashkohet Napolit në formë huazimi me pagesë prej 3.5 milionë euro dhe me detyrim blerje për një tarifë prej 12 milionë eurosh. /Telegrafi/