Telegrafi

Zyrtare: Silva vazhdon kontratën me PSG-në

Thiago Silva ka vazhduar kontratën e tij me kampionin francez.

Mbrojtësi brazilian ishte shumë i kërkuar këtë vit nga skuadrat e mëdha evropiane, por sot(enjte) kapiteni ai ra dakord për një marrëveshje të re me klubin që e lidh deri në vitin 2020.

Faqja zyrtare e klubit e ka konfirmuar lajmin se reprezentuesi braziliani ka nënshkruar kushtet freskëta të kontratës, teksa edhe Silva edhe klubi kanë deklaruar se janë të kënaqur me këtë vazhdim të kontratës.

Lexo po ashtu Këta janë futbollistët e mëdhenj që refuzuan Barcelonën (Video)

“Është një kënaqësi e madhe për të zgjatur kontratën time me Paris Saint-Germain. Unë kam gjetur një klub të mrekullueshëm ku mund të lulëzojë”, ka thënë Silva pas nënshkrimit të kontratës së re.

“Jam shumë i lumtur me zgjatjen e kontratës së Thiago Silva. Ai është një kapiten i jashtëzakonshëm me leximin e tij të lojës dhe autoritetin e tij në fushë”, ka thënë kryetari i klubit, sheiku tha Nasser Al-Khelaifi. /Telegrafi/