Thiago Silva ka vazhduar kontratën e tij me kampionin francez.
Mbrojtësi brazilian ishte shumë i kërkuar këtë vit nga skuadrat e mëdha evropiane, por sot(enjte) kapiteni ai ra dakord për një marrëveshje të re me klubin që e lidh deri në vitin 2020.
Faqja zyrtare e klubit e ka konfirmuar lajmin se reprezentuesi braziliani ka nënshkruar kushtet freskëta të kontratës, teksa edhe Silva edhe klubi kanë deklaruar se janë të kënaqur me këtë vazhdim të kontratës.
“Është një kënaqësi e madhe për të zgjatur kontratën time me Paris Saint-Germain. Unë kam gjetur një klub të mrekullueshëm ku mund të lulëzojë”, ka thënë Silva pas nënshkrimit të kontratës së re.
“Jam shumë i lumtur me zgjatjen e kontratës së Thiago Silva. Ai është një kapiten i jashtëzakonshëm me leximin e tij të lojës dhe autoritetin e tij në fushë”, ka thënë kryetari i klubit, sheiku tha Nasser Al-Khelaifi. /Telegrafi/