Telegrafi

Zyrtare: Sigal Prishtina sjell një amerikan (Foto)

Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina ka përforcuar radhët e veta me një basketbollisti amerikan.

Bëhet fjalë për fundorin organizator, Jabarie Hinds, i cili sezonin e kaluar luajti në ligën NCAA.

“Ashtu siç premtuam dje, sot vazhdojmë me lajmet e radhës, ku bëhet fjalë për përforcimin e radhës, fundorin 24 vjecar Jabarie Hinds. Hinds vjen nga NCAA ku sezonin e kaluar në 32 ndeshje kishte 14.4 ppg, 2.3rpg dhe 3.0 apg. Hinds shquhet për shpejtësinë, depërtimet, asistimet e mbi të gjitha për precizitetin e tij. Në ora 13:00 zbulojmë edhe përforcimin e radhës; kësaj radhe, vendor!”, shkruan në njoftimin zyrtar të klubit prishtinas.

Vlen të ceket se prishtinasit kanë mbetur pa shërbimet e Mohammad Abukar dhe Dardan Berishës, të cilët kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën jashtë Kosovës.

Kujtojmë se dje Prishtina angazhoi edhe trajnerin malazez, përkatësisht ish strategun e Bashkimit, Petar Mijovic. /Telegrafi/