Granit Rugova u kthye në kryeqytet, pasi luajti për një kohë te skuadra prizrenase e Bashkimit.
Sigal Prishtina e ka rikthyer në radhët e veta Granit Rugovën. Basketbollisti prishtinas u kthye në kryeqytet, pasi luajti për një kohë në Bashkim.
“Granit Rugova rikthehet në shtëpi. Mirë se vjen në shtëpinë tënde, G-9!”, ka shkruar klubi bardhekaltër në grupin e tij zyrtar në Facebook.
Ndërkohë, prishtinasit kanë sjell në radhët e veta edhe fundorin organizator, amerikanin Jabarie Hinds. /Telegrafi/