Sigal Prishtina ka filluar me përforcime të reja pasi që do të merr pjesë në Ligën e Kampionëve.
Prishtinasit këtë e kanë bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare të klubit në Facebook, ku kanë njoftuar se bëhet fjalë për amerikanin, Zeek Woodley.
“Ashtu siç edhe ju premtuam, këtë edicion skuadra kompletohet shumë më herët andaj vlugun e përforcimeve e fillojmë me Zeek Woodley, një lojtar i pozitës 2 qe vjen nga liga NCAA përkatësisht nga kolegji Northwestern State”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Woodley 23 vjeç, i gjatë 187cm vitin e fundit në kolegj kishte mesatare prej 17 pikë për ndeshje me 41% saktësi për 3 pikë.
Kampioni i Kosovës u ka bërë me dije tifozëve të saj se ky është vetëm fillimi, duke paralajmëruar edhe përforcime të tjera. /Telegrafi/