Site icon Telegrafi

Zyrtare: Sigal Prishtina nënshkruan me Wendell Mitchell

Sigal Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e basketbollistit Wendell Mitchell.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketbolli.

Wendell Mitchell është basketbollisti i fundit që është transferuar nga Sigal Prishtina, e cila transferimin e konfirmoi në faqen zyrtare.

Postimi pa ndërhyrje

Wendell i lumtur të jetë pjesë e klubit më të trofeshëm shqiptar Sigal Prishtina

Sot në zyret e klubit në prani të presidentit Burim Maraj dhe drejtorit Edmond Azemi, basketbollisti Wendell Mitchell nënshkroi kontratën me klubin më të suksesshëm shqiptar Sigal Prishtina.

Ai u shpreh se është shumë i kënaqur me menaxhmentin dhe me pritjen që i është bërë në Prishtinë.

Wendell premtoj përkushtim dhe profesionalizëm në rrugëtimin e përbashkët drejt sukseseve.

/Telegrafi/

Exit mobile version