Telegrafi

 Zyrtare: Sidrit Guri kalon te Istanbulspor

Istanbulspor ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shkodran Sindrit Guri.

28-vjeçari ka zgjedhur Turqinë si aventurën e tij të radhës në karrierë.

Ai në skuadër do të gjejë të tjerë lojtarë shqiptarë, si Jetmir Topalli, Eduard Rroca, Kristal Abazajn dhe Valon Et’hemin që aktivizohen gjithashtu te klubi turk.

Guri në vitet e fundit ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Sulmuesi ka bërë karrierë te Oostende në Belgjijë për tri vite.

Për Gurin kishte interesim edhe nga klubet shqiptare si Ballkani dhe Partizani, por ideja e lojtarit ishte kalimi në një kampionat më të fortë. /Telegrafi/