Telegrafi

Zyrtare: Shtyhet përsëri ‘superclasico’ mes River Plate dhe Boca Juniors

Është shtyrë zyrtarisht ndeshja e dytë finale e Copa Libertadores në mes të dy skuadrave argjentinase, River Plate dhe Boca Juniors.

River Plate dhe Boca Juniors ishte dashur të luanin mes vete të shtunën mbrëma në ndeshjen kthyese të finales së Copa Libertadores.

Por, shkaku i trazirave të shkaktuara nga tifozët vendas të River Plates ndeshje u shty për sot (e diel).

Lexo po ashtu Tifozët e Riverit sulmojnë me gurë dhe gaz lotsjellës autobusin e Bocas, rrezikon të shtyhet finalja

Deri te shtyrja erdhi pasi tifozët kishin sulmuar autobusin e futbollistëve të Boca Juniors me gurë dhe gaz lotsjellës.

Kjo ndeshja ishte paraparë të zhvillohet sot në mbrëmje, por shtyrjen e ka konfirmuar presidenti i Conmebol-it, Alejandro Dominguez.

“Ndeshja është shtyrë shkaku i gjendjes së futbollistëve të Boca Juniorsit”.

Lexo po ashtu Përfundon me barazim ndeshja e parë mes Bocas dhe River Plates në Copa Libertadores

“Gjatë ditëve të ardhshme do t’ju njoftojmë për vendin dhe kohën kur do të zhvillohet ndeshje”, ka thënë Dominguez.

Ndryshe, Riveri dhe Boca njihen për rivalitetin e madh mes vete, teksa ndeshja e parë finale ka përfunduar me barazim 2-2. /Telegrafi/