Telegrafi

Zyrtare: Shtyhet për një orë ndeshja Arsenal – Koln (Foto)

Ndeshja e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit dhe Kolnit është shtyrë për një orë.

Arsenali është nikoqir i Kolnit në ndeshjen e parë të grupit H për grupet e Ligës së Evropës.

Ndeshja është paraparë të zhvillohet nga ora 21:05, por është marr vendim për shtyrjen e kësaj ndeshje për një orë.

Lexo po ashtu Mijëra tifozë gjerman të Kolnit ‘bllokojnë’ rrugët e Londrës para ndeshjes ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës (Foto/Video)

Shkaku i shtyrjes së ndeshjes për një orë thuhet të jetë për shkaqe sigurie, pasi duan t’i marrin të gjitha masat.

Kjo erdhi si rezultat i disa rrahjeve në rrugët e qytetit në mes të tifozërive të dy skuadrave. /Telegrafi/