Ndeshja e vlefshme për grupet e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit dhe Kolnit është shtyrë për një orë.
Arsenali është nikoqir i Kolnit në ndeshjen e parë të grupit H për grupet e Ligës së Evropës.
Ndeshja është paraparë të zhvillohet nga ora 21:05, por është marr vendim për shtyrjen e kësaj ndeshje për një orë.
Shkaku i shtyrjes së ndeshjes për një orë thuhet të jetë për shkaqe sigurie, pasi duan t’i marrin të gjitha masat.
Kjo erdhi si rezultat i disa rrahjeve në rrugët e qytetit në mes të tifozërive të dy skuadrave. /Telegrafi/
The kick-off of #AFCvCOL has been delayed by an hour in the interests of crowd safety
— Arsenal (@Arsenal) September 14, 2017