Ndeshja e La Ligas në mes të Real Madridit kundër Celta Vigos e paraparë të luhet të dielën është shtyrë për shkak të dëmit të shkaktuar në stadiumin e Vigos nga një stuhi e madhe.
Të premten, ndeshja në mes të Deportivo La Coruna dhe Real Betis u anulua për shkak të erërave të forta në të gjithë rajonin veriperëndimor të Spanjës.
Stuhia ka dëmtuar edhe stadiumin e Celtas, Balaídos, duke ndikuar në zonën e rezervuar për mysafirë dhe duke çuar në inspektimet nga këshilli lokal të qytetit të shtunën në mëngjes dhe kryetari i komunës së Vigos, i cili ka thënë se ‘loja duhet të shtyhet’.
La Liga ka konfirmuar shtyrjen në natën e shtunë dhe tha se data e saktë për këtë ndeshje ende nuk është vendosur.
“Pas një raporti nga qyteti i Vigos, organizata beson se stadiumi Balaídos nuk është i sigurt për spektatorët dhe lojtarët që të marrin pjesë të dielën, 5 shkurt,” thuhet në deklaratën e lëshuar në faqen e saj.
“Prandaj, duke marrë këtë informacion, La Liga dhe Real Club Celta kanë transferuar këtë raport në FA spanjolle (RFEF). La Liga do të propozojë datat e mundshme për klubet dhe transmetuesit, dhe presidenti i RFEF do të vendosë për këtë çështje”, përfundon deklarata e lëshuar nga federata. /Telegrafi/