Shtyhet për një datë të pacaktuar gjysmëfinalja e ndeshjes së kthimit të Kupës së Italisë, Juventus-Milan.
Ndeshja ishte programuar për t’u zhvilluar në “Allianz Stadium”, këtë të mërkurë në orën 20:45.
Edhe pse ishte menduar, fillimisht, të luhej pjesërisht me dyer të mbyllura (duke përjashtuar tifozët nga Lombardia, Veneto, Emilia-Romagna dhe nga provincat e Savonës dhe Pesaro-Urbino), autoritet vendosën që të shtyhet përfundimisht për shkak të përhapjes së coronavirusit.
Pra, është mbështetur linja e qeverisë italiane për të evituar për 30 ditë manifestimet që do të sillte grumbullimi i njerëzve dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë prej një metri.
Kjo vjen pas informacioneve të fundit nga Qeveria për Coronavirusin, i cila ka goditur 2.263 raste, një rritje prej 428 krahasuar me dje.
Vdekjet gjithashtu kanë arritur në 79, një rritje prej 27 nga e hëna. Ka edhe 160 që janë shëruar nga sëmundja, 11 më shumë sesa dje. /Telegrafi/