Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar shtyrjen e derbin të madh spanjoll në mes të Barcelonës dhe Real Madridit i njohur si El Clasico.
Barcelona dhe Real Madrid ishte e planifikuar të përballeshin me njëri-tjetrin në Camp Nou të shtunën në 26 Tetor.
Kjo ndeshje ishte e paraparë të zhvillohet në kuadër të javës së dhjetë në La Liga, por që nuk do të zhvillohet.
RFEF ka konfirmuar që El Clasico është shtyrë edhe zyrtarisht.
Të dy ekipet, Barcelona dhe Real Madridi duhet të bien dakord për një datë të re deri më 21 tetor dhe në rast të mos arritjes së një marrëveshje, Komiteti i Konkurrencës do të përcaktojë datën.
⚠ OFICIAL | El Comité de Competición aplaza #ElClásico
➡ @FCBarcelona_es y @realmadrid deberán acordar una nueva fecha antes de las 10h. del 21 de octubre
➡ En caso de no llegar a un acuerdo, el Comité de Competición determinará la fecha
🔗 https://t.co/dZ9UX4ooMz pic.twitter.com/8zZsc9y8s9
— RFEF (@rfef) October 18, 2019
Shtyrja e El Clasicos vjen si rezultat i protestave të shumta në Kataluni, shkaku i disa arrestimeve politike.
Drejtuesit e futbollit spanjoll kanë raportuar se nuk ka siguri të mjaftueshme për këtë ndeshje dhe për këtë është vendosur të shtyhet. /Telegrafi/