Site icon Telegrafi

Zyrtare: Shtyhen ndeshjet Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa

Genoa - Sampdoria (Getty Images)

Lega Serie A ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshjet Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa janë shtyrë pas tragjedisë në Gjenova pas shembjes së urës.

Ura Ponte Morandi u rrëzua të martën në mëngjes, me 38 njerëz të konfirmuar të vdekur dhe më shumë të lënduar.

Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi shumë të lënduar janë ende në gjendje të rëndë.

Lexo po ashtu A do të shtyhet Serie A?

Të dy klubet gjenoveze kërkuan të mos luajnë ndeshjet e tyre këtë fundjavë, dhe i gjithë raundi i parë i ndeshjeve mund të shtyhej.

Por, këtë pasdite Lega Serie A ka konfirmuar se dy ndeshje janë shtyrë, por deri më tani nuk ka pasur ende asnjë vendim për tetë ndeshjet tjera.

“Presidenti i Liga Serie A, duke pasur parasysh kërkesat për shtyrjen e ndeshjeve të tyre të planifikuara për të dielën, më 19 gusht në orën 20:30 nga ana e klubeve Sampdoria dhe Genoa si rezultat i tragjedisë që goditi Gjenovën dhe duke marrë pëlqimin e të dyve skuadrave, Fiorentina dhe Milan, ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa”.

“Datat e ri-programuara për të dy ndeshjet do të shpallen në ditët në vijim, në përputhje me rregulloret në fuqi”, thuhet në deklaratën e Lega Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version