Ndeshjet e Ligës së Kampionëve Juventus-Olympique Lyonnais dhe Manchester City-Real Madrid janë shtyrë, pasi skuadrat janë në karantinë për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë Coronavirus.
UEFA ka njoftuar në pasditen e sotme (e enjte) se ka marrë vendim për anulimin e dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
E gjithë kjo vjen pas përhapjes së frikshme të pandemisë Coronavirus dhe në vazhdën e pezullimit të shumë kampionateve, tani radha i vjen edhe ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.
Njoftimi i UEFA-s
Pas karantinës së imponuar për lojtarët e Juventusit dhe Real Madridit, ndeshjet e mëposhtme të UEFA Ligës së Kampionëve nuk do të zhvillohen siç është planifikuar”.
Manchester City FC – Real Madrid CF, 17 mars, 21: 00
Juventus – Olympique Lyonnais, 17 mars, 21: 00
Vendimet e mëtejshme për dy ndeshjet do të komunikohen në kohën e duhur
Following the quarantine imposed on players of Juventus and Real Madrid, the following #UCL matches will not take place as scheduled.
🏴 Manchester City – Real Madrid 🇪🇸
🇮🇹 Juventus – Olympique Lyonnais 🇫🇷Further decisions on the matches will be communicated in due course.
— UEFA (@UEFA) March 12, 2020
Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me udhëtimin e propozuar të Napolit në Barcelona, ndërsa në Ligën e Evropës janë shtyrë ndeshjet Sevilla-Roma dhe Inter-Getafe.
UEFA pritet të pezullojë të gjithë turneun pas samitit të së martës, ndërsa shumica e ndeshjeve të Ligës së Evropës pritet të zhvillohen normalisht sot. /Telegrafi/
CLUB STATEMENT https://t.co/65muifR2qT
— Manchester City (@ManCity) March 12, 2020