Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e saj me futbollistë për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.
Ashtu siç ka njoftuar ditë më parë Telegrafi, trajneri italian Gianni De Biasi, ka grumbulluar 27 futbollistë, ku në mesin e tyre bënë pjesë edhe Milot Rashica, por që nuk dihet nëse do të merret me vete në Francë.
Në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit shqiptar, është publikuar lista e lojtarëve, ndërsa nga lista e parë ndamas janë emrat e Milot Rashicës, Amir Rrahmanit, Federik Veselit dhe Naser Alijit.
Mesfushori nga Mitrovica, Alban Meha është lënë jashtë kësaj liste ashtu si sulmuesi kryesor i kampionatit shqiptar Hamdi Salihi.
Nga 27 lojtarët e grumbulluar vetëm 23 prej tyre do të zgjidhen për në Euro 2016, ndërsa përparësi kanë lojtarët që kanë qenë të grumbulluar nga ndeshja e parë e eliminatoreve me Portugalinë.
Shqipëria do të fillojë nga dita e nesërme përgatitjet në Austri për kampionatin evropian.
Ndërkohë në Euro 2016, Shqipëria do të jetë në grupin A, së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. /Telegrafi/