Kombëtarja shqiptare ka zyrtarizuar një miqësore më 28 mars ndaj Bosnjës së Hercegovinës.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Federatës shqiptare të futbollit.
Në komunikatën e saj, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur gjithashtu se ndeshja mes Shqipërisë dhe Bosnjës do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”:
“Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin për ndeshjen miqësore për datën 28 mars, e cila është tashme zyrtare dhe e konfirmuar që do të luhet në “Elbasan Arena” kundër skuadrës përfaqësuese të Bosnjës. Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë ne 24 mars në Palermo, Shqipëria do të shfrytëzoje edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, atë me 28 mars, ku skuadra e De Biasit do të prese në një takim miqësor Bosnjën. Gjithçka është zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjtë do të përballen në një test miqësore me skuadrën e Edin Dzekos e shumë lojtareve të tjetër. Orari mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.