UEFA ka vendosur që ndeshja Shqipëri-Izrael të mos luhet në ”Loro Boriqi”.
Ndeshja e së shtunës mbrëma ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit nuk do të zhvillohet në stadiumin e paraparë ”Loro Boriqi”.
Për këtë ndeshje, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve të kampionatit botëror ”Rusi 2018”, UEFA përmes një postimi në internet ka vendosur që kjo ndeshje të mos luhet në ”Loro Boriçi” por në stadiumin ”Elbasan Arena”, transmeton panorama/
Mësohet se ky vendim i UEFA-s ka ardhur për shkaqe sigurie, pasiqë disa ditë më parë janë arrestuar 4 persona, të cilët dyshohet se planifikonin sulm gjatë zhvillimit të ndeshjes në ”Loro Boriqi”.
Ndeshja Shqipëri-Izrael zhvillohet të shtunën më 12 nëntor, duke filluar nga ora 20:45.