Site icon Telegrafi

Zyrtare: Shpërndarja e kuvendit të Maqedonisë shqyrtohet më 17 tetor të këtij viti

Kabineti i kryetarit të kuvendit, Trajko Veljanovski, bëntë ditur se shpërndarja e kuvendit do të jetë në rend të ditës më 17 tetor, pas pikës që ka të bëjë me Buxhetin e vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Veljanovski, në këtë mënyrë, deputetët e Maqedonisë do të arrijnë që në të njëjtën kohë, dy qëllime: ta plotësojnë deytrën e tyre për të punuar deri në ditën e fundit, në interes të shtetit, për të sjellë buxhetin për vitin e ardhshëm, si edhe ta plotësojnë detyrimin e tyre për shpërndarjen e kuvendit, pasi që afatet ligjore lejojnë një gjë të këtillë, për t’i hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky vendim i Veljanovskit, siç thonë nga kabineti i tij, është në pajtim me marrëveshjet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare./Telegrafi/

Exit mobile version