Gjilani ka zyrtarizuar transferimin më të ri të tyre, shqiptarin nga Maqedonia, Shpend Asani.
Disa nga klubet kosovare nuk po rrinë në gjumë dhe tashmë kanë filluar transferimet e reja për t’i pasur gati për sezonin pranveror.
Njëri nga këto klube është Gjilani, që ka zyrtarizuar sot (e shtunë) transferimin e ri të klubit të tyre.
Gjilani ka arritur të finalizoi marrëveshjen me lojtarin nga Tetova,Shpend Asani.
22 vjeçari i cili luan pozitën e mesfushorit sulmues,sot ka hedhur firmën për tu bë bërë pjesë e Gjilanit deri në qershor të vitit 2020.
Në njoftimin e klubit gjilanas thuhet se Asani hapat e parë si futbollist i bëri tek ekipi nga Tetova, KF Shkëndija, pastaj ai u paraqit për një sezon edhe me ekipin tjetër shqiptar nga Maqedonia,KF Shkupi.
Shpend Asani sezonin e fundit e luajti tek Vëllazërimi nga Kërçova nga ku dhe u transferua në skuadrën gjilanase.
Skuadra e Gjilanit gjatë ditëve në vijim pritet të zyrtarizoj edhe prurje të tjera në ekip thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/