Telegrafi

Zyrtare: Shkëlqim Demhasaj largohet nga Luzerni

Shkëlqim Demhasaj është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e deritanishme FC Luzern.

Sulmuesi nga Kosova kaloi tri vite tek skuadra e madhe zvicerane, por së fundmi nuk ka arritur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Demhasajt me Luzernin skadon më 30 qershor dhe palët nuk janë dakorduar për një të re.

Kësisoj pas tri viteve qëndrim tek Luzerni aventura e Demhasajt përfundon këtu me 95 ndeshje të zhvilluara ku ka shënuar edhe 27 gola e ka bërë 10 asistime.

24-vjeçari pritet të mbetet në elitën e futbollit zviceran, pasi janë disa skuadra të njohura që kanë shprehur interesim për të.

Demhasaj është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ku është grumbulluar rregullisht në vitin e 2019 nga trajneri Bernard Challandes, por ka luajtur vetëm një takim.

Deçanasi pritet që brenda muajit qershor të prezantohet tek klubi i ri, i cili deri më tani mbetet sekret. /Telegrafi/