Telegrafi

Zyrtare: Shend Kelmendi prezantohet te Gjilani

Gjilani ka bërë një tjetër goditje në afatin kalimtar të verës.

Nën kampioni i Kosovës ka transferuar sulmuesin prishtinas Shend Kelmendin.

Kelmendi në edicionin e fundit ishte pjesë e KF Flamurtarit, ku shënoi 10 gola.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Gjilanin, teksa ai është prezantuar nga drejtori sportiv Sallah Sherifi.

Njoftimi i plotë i klubit gjilanas:

ZYRTARE: Shend Kelmendi futbollisti më i ri i Gjilanit

Gjilan, 06 Gusht 2020-Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin 25 vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi.

Kelmendi i cili kishte dalur nga akademia e KF Prishtinës, hapat e parë të karrierës së tij , ai, i kishte bërë po në skuadrën kryeqytetase.

Përveç Prishtinës, futbollisti më i ri i Gjilanit, karrierë kishte bërë edhe në disa skuadra tjera në Kosovë dhe jashtë saj, ku vlenë të ceket aventura e tijë në klubin korçar, KF Skënderbeu.

Kelmendi i cili pozitën e tij në fushë e luan si sulmues, në edicionin e fundit kishte luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe dhuruar një asistim për ish-bashkëlojtarët e tij në ekipin kuq e zi nga Prishtina.

Futbollisti më i ri i Gjilanit, sot ka nënshkruar kontratë, të cilin do ta mbajë atë si pjesë e skuadrës kuq e bardh në dy vitet e ardhëshme.

/Telegrafi/