Skuadra spanjolle ka arritur marrëveshje me mesfushorin brazilian, Ganso.
Transferimi i brazilianit nga skuadra e Sao Paolos i ka kushtuar Sevillas vetëm 9.5 milionë euro.
Mesfushori me tipare sulmuese ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën andaluziane.
Ky është transferimi i dytë brenda ditës për Sevillan, pasi paradite kanë arritur marrëveshje edhe me Franco Vazquezin nga Palermo.
Sevilla më herët ka nënshkruar edhe me sulmuesit argjentinas të Sampdorias, Joaquin Correa. /Telegrafi/