Sergio Reguilon është tashmë një lojtar i ri i Tottenhamit, pasi nënshkroi për pesë vite me klubin londinez.
Mbrojtësi i majtë u largua nga Real Madridi, pasi nuk kishte mbështetjen e trajnerit, Zinedine Zidane, i cili preferon më shumë Marcelon dhe Ferland Mendyn.
Futbollisti kalon te Spurs, të cilët kanë siguruar një mbrojtës shumë të mirë, duke fituar konkurrencën me Arsenal dhe Manchester United.
✨ #HolaReguilón ✨ pic.twitter.com/4QM2VgcJkz
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 19, 2020
Lojtari ka nënshkruar për pesë vite dhe besohet se për të kanë paguar 30 milionë euro. Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 3.
Ai bëri debutimin e tij në ekipin e parë të Realin kundër CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s në tetor 2018.
Ai bëri 22 paraqitje për Real Madrid në total.
“Tottenham has world class players and a world class manager. I can’t wait to start working with him.”
? @sergio_regui’s first Spurs interview.#HolaReguilón ⚪️ #COYS pic.twitter.com/myWwGMt6Zh
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 19, 2020
Sergio bëri përshtypje gjatë një huazimi sezonal te Sevilla sezonin e kaluar, ku bëri 38 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi tre gola, duke e ndihmuar ekipin ta fitojnë Ligën e Evropës. /Telegrafi/