Telegrafi

Zyrtare: Sergi Roberto vazhdon kontratën me Barcelonën

Barcelona ka marrë një lajm të mirë pas fitores në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit në Kupën e Mbertit.

Katalunasit kanë vijuar me rinovimet e kontratave të futbollistëve, derisa është Sergi Roberto lojtari i radhës që ka vazhduar kontratën me Barçën.

Lideri i La Ligas ka rinovuar kontratën me një mbrojtës edhe për një vit tjetër.

Sergi Roberto do të jetë zyrtarisht pjesë e Barcelonës deri në qershorin e vitit 2024.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit, me Roberton që vendosi t’i mbetet besnik klubit të tij të zemrës.

Lexo po ashtu Shtatë lojtarë të Barcelonës mund të largohen falas nga klubi gjatë verës

Me kontratën e re, Roberto ka edhe një klauzolë largimi dhe ajo për mbrojtësin spanjoll, është vendosur në shifrën e 400 milionë eurove.

Sergi Roberto vijon të mbetet një nga lojtarët me më shumë eksperiencë te Barcelona, me të cilët është që nga viti 2013 kur kishte debutuar me ekipin e parë. /Telegrafi/