Barcelona ka marrë një lajm të mirë pas fitores në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit në Kupën e Mbertit.
Katalunasit kanë vijuar me rinovimet e kontratave të futbollistëve, derisa është Sergi Roberto lojtari i radhës që ka vazhduar kontratën me Barçën.
Lideri i La Ligas ka rinovuar kontratën me një mbrojtës edhe për një vit tjetër.
Sergi Roberto 2⃣0⃣2⃣4⃣#MadeInLaMasia pic.twitter.com/rY0qpj3SUk
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 3, 2023
Sergi Roberto do të jetë zyrtarisht pjesë e Barcelonës deri në qershorin e vitit 2024.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit, me Roberton që vendosi t’i mbetet besnik klubit të tij të zemrës.
Me kontratën e re, Roberto ka edhe një klauzolë largimi dhe ajo për mbrojtësin spanjoll, është vendosur në shifrën e 400 milionë eurove.
Sergi Roberto vijon të mbetet një nga lojtarët me më shumë eksperiencë te Barcelona, me të cilët është që nga viti 2013 kur kishte debutuar me ekipin e parë. /Telegrafi/