Telegrafi

Zyrtare: Sebastien Haller kalon te Borussia Dortmund

Borussia Dortmund kanë nënshkruar me sulmuesin shtatlartë Sebastien Haller.

Sulmuesi 28-vjeçar nga Bregu i Fildishtë transferohet nga Ajax Amsterdami te BVB, ku ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026.

Sezonin e kaluar, Haller shkëlqeu jo vetëm si golashënuesi më i mirë në Eredivisie holandeze (21 gola këtë sezon), por mbi të gjitha në Ligwn e Kampionëve.

11 gola në këtë garë nënkuptonin vendin e tretë në renditjen vjetore të golashënuesve më të mirë.

Në fazën e grupeve Haller shënoi në çdo ndeshje – diçka që vetëm superylli Cristiano Ronaldo e kishte arritur ndonjëherë më parë.

Haller ka dëshmuar gjithashtu se është një golashënues i besueshëm në Bundesligë.

Midis viteve 2017 dhe 2019 ai shënoi 24 gola në 60 ndeshje për Eintracht Frankfurt./Telegrafi/