Roma e ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit çek Patrik Schick nga Sampdoria, për vlerën e 42 milionë eurove.
Sulmuesi i ka kryer testet mjekësore sot në magjes dhe e ka nënshkruar kontrata e re si huazim me detyrim blerje.
“AS Roma është e lumtur t’ju njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Patrik Schick nga Sampdoria”, thuhet në njoftimin e klubit.
Lojtari vjen si marrëveshje për huazim në vlerën e 5 milionë eurove, ndërsa klubi në bazë të performacave dhe golave do të paguajë në fund 42 milionë euro deri në vitin 2020.
Sulmuesi kishte marrëveshje me Juventusin për vlerën e 30.5 milionë euro, po që dështoi pasi nuk i kaloi testet mjekësore.
Schick është blerja më e shtrenjtë në histori të klubit, duke e thyer rekordin e Gabriel Batistutas që u ble në vitin 2001 për 36 milionë euro. /Telegrafi/