Telegrafi

Zyrtare: Schick kalon te Bayer Leverkusen

Patrik Schick e ka mbyllur transferimin e tij nga Roma në Bayer Leverkusen për 26.5 milionë euro plus 10 për qind të çdo shitje në të ardhmen.

Sulmuesi e kaloi sezonin e kaluar në huazim në RB Leipzig, por ata nuk e aktivizuan opsionin e tyre për të blerë çekun.

Ish-sulmuesi i Sampdorias, Schick sot u zyrtarizua nga klubi gjerman.

 

“Klubi mund të konfirmojë që sulmuesi Patrik Schick ka përfunduar sot një lëvizje të përhershme në klubin gjerman Bayer Leverkusen”.

“Reprezentuesi i Republikës Çeke bashkohet me Leverkusen për një tarifë fillestare prej 26.5 milionë euro”.

“Si pjesë e marrëveshjes, Roma do të ruajë të drejtën për 10% të fitimit nga çdo shitje në të ardhshme e lojtarit”, thuhet një njoftim.

 

Schick kaloi nga Sampdoria te Roma në vitin 2017, në huazim me detyrimin blerje për 42 milionë euro. /Telegrafi/