Telegrafi

Zyrtare: Sarri i mungon Juventusit në ndeshjet me Parman dhe Napolin

Juventusi e ka konfirmuar se Maurizio Sarri nuk do të jetë në stol kundër Parmas apo Napolit, duke e luajua klubi që ai të rikuperohet nga pneumonia.

Një deklaratë e lëshuar këtë mbrëmje në mënyrë të pazakontë thotë se ai do të mungojë në stadium në të dyja ndeshjet hapëse të Serie A.

Kjo përfshin edhe përballjen me ish-klubin e tij, Napolin.

Maurizio Sarri (Foto: Juventu FC/Twitter)

“Maurizio Sarri iu nënshtrua testimeve të mëtutjeshme mjekësore, të cilat treguan një përmirësim të mirë klinik”.

“Për tu rikuperuar plotësisht nga pneumonia që e goditi atë gjatë ditëve të kaluara, trajneri nuk do të ulet në stol për dy ndeshjet e para në Serie A kundër Parmas dhe Napolit”.

“Vendimi u mor për të lejuar teknikun, i cili edhe sot erdhi në JTC të koordinojë punën me stafin e tij, për ta rifilluar pastaj aktivitetin e rregullt sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën e klubit.

Sarri ishte në terrenin e stërvitjes në Continassa, por i ulur në një dhomë të veçantë nga fusha, duke parë seancat në një lidhje me video, ndërsa asistentët e tij punonin me lojtarët. /Telegrafi/