Telegrafi

Zyrtare: Sandro Tonali zgjatë kontratën me Milanin me rritje të konsiderueshme page

Sandro Tonali ka zgjatur kontratën e tij me Milanin deri në qershor 2027, duke dyfishuar pagën e tij aktuale.

22-vjeçari vizitoi selinë e Casa Milan me agjentin e tij sot, duke firmosur dokumentet me drejtorët Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Tonali u ble nga Brescia në vitin 2020, fillimisht në huazim për 10 milionë euro me 6.9 milionë euro bonuse për të mbyllur transferimin.

Për të ndihmuar Milanin që të mbyllte transferimin, në atë kohë mesfushori pranoi një pagë më të ulët, duke nënshkruar për 1.2 milionë euro në sezon.

Atij iu premtua një rritje e konsiderueshme pasi situata financiare në klub ishte më e qëndrueshme dhe koha ka ardhur, duke i bërë një rritje prej 3 milionë euro në sezon.

Tonali ndihmoi Milanin duke e fituar Scudetton sezonin e kaluar./Telegrafi/