Newcastle United ka kompletuar transferimin e Sandro Tonalit nga Milani.
Klubi anglez ka paguar plotë 70 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa shuma mund të shkojë deri në 80 milionë me bonuse.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e Sandro Tonalit nga Milani”, thuhet fillimisht në njoftimin e Newcastles.
“23-vjeçari bashkohet me Magpies për një tarifë të pazbuluar dhe ka rënë dakord për një kontratë në St. James’ Park fillimisht deri në vitin 2028”.
Është një shitje rekorde për Milanin, ndërsa Tonali bëhet lojtari më i shtrenjtë italian. /Telegrafi/
✍️ We are delighted to announce the signing of Sandro Tonali from @acmilan.
The 23-year-old joins the Magpies for an undisclosed fee and has agreed a contract at St. James’ Park initially until 2028.
Welcome to Newcastle United, Sandro! 🇮🇹 pic.twitter.com/BbxrNUzVNo
— Newcastle United FC (@NUFC) July 3, 2023