Telegrafi

Zyrtare: Sandro Ramirez nënshkruan me Evertonin (Foto)

Sandro Ramirez është futbollisti më i ri i skuadrës angleze, Everton.

Sulmuesi i talentuar spanjoll ka ndërruar ambient, duke u transferuar nga La Liga në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Zyrtare: Everton transferon Klaassenin (Foto)

Sandro Ramirez është futbollist i dal nga akademia e Barcelonës, La Masia, por në sezonin e fundit ishte te Malaga, ku shkëlqeu.

Paraqitjet e mira bën që Everton të vihet pas tij, pasi e shihte si transferim i mirë dhe me një klauzolë jo të lartë.

Evertoni ka transferuar Ramirezin për 5.3 milionë funte, ndërsa ka nënshkruar kontratë për katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Ramirez duke nënshkruar kontratën me Evertonin